Transmetuar më 09-05-2013, 14:40

Ka plot 13 vjet që punon për Victoria’s Secret Angel, dhe duket sikur fatin dhe trupin i ka pasur aleat të ngushtë.

Adriana Lima është parë me një trup “bombë” teksa pozonte me rroba banje për herë të parë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.

31 vjeçara me linja perfekte dhe trup të tonifikuar, ka reklamuar rrobat e plazhit për sezonin e verës, teksa pozonte në rërën e St Barts.

Nëna e dy fëmijëve, ka mahnitur me modelet e rrobave të plazhit, ku edhe pse pa make up shkëlqente e gjitha, duke i zbukuruar edhe më shumë bikinit që mbante veshur.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit