Transmetuar më 09-05-2013, 13:45

Fushë Krujë, 9 maj 2013, NOA.al- Një banesë në Fushë Krujë është grabitur në orët e paradites së sotme gjatë kohës që brenda saj, ndodhej vetëm një grua.

Nga të dhënat paraprake siç raporton noa.al, në banesën e grabitur në pronësi të shtetasit me iniciale M.T, është grabitur një kasafortë me një shumë të konsiderueshme parash.

Në dëshminë e dhënë nga gruaja në polici thuhet se në banesë kishin hyrë dy persona të pamaskuar, pa armë por që e kanë dhunuar, prej nga dhe kanë marrë paratë.

Nga ana e familjarëve të banesës së grabitur thuhet se brenda kasafortës ndodheshin afro 100 mijë euro.

Pas sinjalizimit për këtë rast forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e gjithë sa ka ndodhur si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit