Transmetuar më 09-05-2013, 12:38

Një anglez ka ngjallur polemika në vendin e tij prej personave që merren me mbrojtjen e kafshëve, pasi krijoi një tapet me lëkurë maceje, duke e shitur më pas online për 500 sterlina.

Andrew Lancaster, e kishte gjetur macen para shtëpisë së tij një mbrëmje teksa kthehej në banesë, ku kjo e fundit ishte e pajetë, ndoshta e shtypur nga ndonjë makinë, por koka e kafshës ishte thuajse e paprekur. Për rrjedhojë ai mori lëkurën e maces dhe ndërtoi një tapetë me të, ndërsa kokën e balsamosi.

Lancaster ishte i apasionuar pas balsamosjeve dhe punimeve të tilla, pasi në disa raste të njëjtën gjë kishte bërë edhe me pulat.

Disa shoqata për mbrojtjen r kafshëve e kritikuan punën e tij, menjëherë pasi ky i fundit e nxori tapetën për ta shitur online.

“Është diçka e një shije më se të shëmtuar”, u shpreh Eliot Pryor përfaqësues i një shoqate, duke u shprehur i irrituar për përdorimin e trupit të kafshës.

Gjithsesi ka nga ata që e mbrojnë Lancaster duke theksuar se macja kishte ngordhur dhe nuk kishte bërë ndonjë gjë të keqe.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit