Transmetuar më 09-05-2013, 12:20

Prishtinë, 9 maj 2013, NOA.al- Bosi i drogës Naser Kelmendi i kapur ditë më parë nga Policia e Kosovës do të mbetet deri më 7 qershor në paraburgim, pasi i është caktuar masa e sigurisë prej 30 ditësh.

Këtë vendim e ka marrë gjyqtarja e EULEX-it, Cornelie Peeck, ka njoftuar zëdhënësja e këtij misioni, Irina Gudelevich.

Prokurori i rastit, Erik Larson, kishte kërkuar dje këtë masë për Naser Kelmendin, ndërsa mbrojtja e tij kishte propozuar që Gjykata ta refuzonte për mungesë faktesh. Avokati i Kelmendit është Osman Cucoviq.

Siç raporton gazetarja e noa.al në Prishtinë, gjatë kohës që flitej se Kelmendi mund të lirohej, kishte reaguar edhe ministrja e Integrimit Eurpoian Vlora Citaku, duke u shprehur se ky vendim është i papranueshëm.

Ndërkaq, është përmendur po ashtu ekstradimi i tij, por njohës të ligjeve thonë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që shtetasit e Kosovës të ekstradohen në ndonjë vend tjetër dhe kjo është arsyeja, që Naser Kelmendi nuk do të mund të ekstradohet në Bosnjë Hercegovinë.

I dyshuari u arrestua të martën në bazë të një urdhri të lëshuar nga një prokuror i EULEX-it i PSRK-së, i cili ka iniciuar një hetim për këtë rast. Kelmendi është duke u hetuar, krahas veprave të tjera, edhe për krim të organizuar. Këto janë vepra të njëjta për të cilat ai akuzohet në Bosnje dhe Hercegovinë.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit