Transmetuar më 09-05-2013, 10:39

Gramsh, 9 maj 2013, NOA.al- Një 34 vjeçar nga Gramshi u arrestua nga policia i akuzuar për dhunë në familje.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve noa.al, se 34 vjeçari Loris Ibra, banues në  lagjen “Xhile Liçi” në Gramsh, ka dhunuar nënën e tij të moshuar, duke bërë që kjo e fundit të përfundojë në spital.

67 vjeçarja K.Ibra, për shkak të plagëve të marra si pasojë e goditjes me sende të forta nga i biri, u dërgua me urgjencë në spitalin e Gramshit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë bëhet me dije se 34 vjeçari vinte shpesh dorë mbi të ëmën, por se rasti i fundit për shkak të një debati mes tyre e ka rrahur barbarisht.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit