Transmetuar më 09-05-2013, 10:04

Tiranë, 9 maj 2013, NOA.al- Deputeti Arben Malaj, i përjashtuar nga listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë, tashmë i pavarur në kandidimin e tij në Vlorë, ka përshëndetur me rastin e Ditës së Europës.

“Si deputet i vendit tim sërish drejtohem me një apel publik që pikërisht sot në ditën e Europës së paqes dhe prosperitetit, të arrihet një konsensus për t’i votuar ligjet. Do të jetë dinjitoze që ky parlament të mos mbyllet pa i miratuar tre ligjet. Të veprojmë në bazë të detyrimit për të ardhmen europiane të të gjithë shqiptarëve. Të veprojmë me vizionin dhe përgjegjësinë ndaj të ardhmes dhe jo me inate personale apo interesa elektorale. E mbështes propozimin e përsëritur të LSI për miratimin e ligjeve. T’a arrijmë sot këtë konsensus, sot në këtë ditë simbolike. T’a votojmë me vullnet të plotë dhe përgjegjësi të qartë për të ardhmen tonë”, shkruan Malaj në një postim të tijin në rrjetin social Facebook.

Në vijim ai shton se kjo do të jetë mënyra më e drejtpërdrejtë, më e plotë edhe për një mirënjohje ndaj SHBA dhe BE që po e mbështesin Shqipërinë dhe Ballkanin drejt të ardhmes euro-atlantike.a.y/noa.al

Malaj sqaron arsyet e kandidimit si i pavarur, Nano në mbështetje të tij

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit