Transmetuar më 09-05-2013, 09:35

Durrës, 9 maj 2013, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr.1 në ambientet e një lokali, një adoleshent ka mbetur i plagosur.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve noa.al se si rrjedhojë e këtij sherri mbeti i plagosur me thikë në bark 17 vjeçari me iniciale S.P.

Për shkak të plagëve të marra, i dëmtuari u dërgua me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur një ditë më parë, por vetëm ditën e sotme policia ra në gjurmët e autorit.

Mësohet se sulmi mbi të dëmtuarin është bërë nga 26 vjeçari nga Kuçova Sidi Avrami, i cili është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit