

Tiranë, 9 maj 2013, NOA.al- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën sotme do të zhvillojë një mbledhje për miratimin e listave të kandidatëve për deputetë.
Mbledhja në fjalë do të zhvillohet në orën 18.00 për projektvendimin “Për miratimin e listave shumemërore të partive politike të regjistruara në KQZ, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.
Krahas 3 kandidatëve të pavarur, Arben Malaj, Dritan Prifti dhe Laureta Gjoni, janë regjistruar edhe 66 parti.
Në këto zgjedhje janë regjistruar dy koalicione, ai demokrat Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim dhe koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste, Aleanca për Shqipërinë Europiane.a.y/noa.al
KQZ: 66 parti regjistruan listat, 3 kandidatë të pavarur
140 emrat e listës për deputetë të PD
Lista e plotë e 140 kandidatëve të PS
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





