

Ajo i konfirmoi zërat që qarkulluan gjatë muajit prill se nuk do jetë më pjesë e modeleve të Victoria’s Secret, pasi për gjashtë vite me radhë ishte supermodele e kësaj shtëpie mode.
Por duket se Miranda Kerr ka nostalgji për të qenë një nga engjëjt e Victoria, pasi duket se i është rikthyer pasionit të saj.
30 vjeçarja e cila aktualisht ndodhet në Sidnei, ka pozuar vetëm me reçipeta për qejfin e saj, ndërsa fotografinë e ka postuar në profilin e saj në Twitter.
Në fotografinë ajo shfaqet e shtrirë në shtrat, dhe lodron me flokët. Duhet thënë se bukuria e saj është për tu admiruar, sa që edhe aktorja Gwyneth Paltrow e cilësuar si femra më e bukur në botë e admiron për pamjen e saj.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





