

Tiranë, 9 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte, 9 maj 2013.
Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Emrat në qarqe, PS me 20 biznesmenë në lista, PD me dhjetë”.
Tituj të tjerë janë; “Gjykata dënon me 15 vite burg Nazime Vishën, Babai: Politikanët më mashtruan”.
“Et’hem Ruka: Biseda 30 minuta me Ramën, do mbetem socialist”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Sondazhi italian, e majta fitore absolute. PS, LSI dhe aleatët 49%. PD, PR dhe aleatët 40%”.
Tituj të tjerë janë; “Kuvend, Egin Ceka dorëhiqet live si diplomat: Po i thashë Edi Ramës plehrë”.
“Nazime Visha lutet si fëmijë, e dënojnë me 15 vite burg”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Armata e zyrtarëve në listat e PD, njerëzit me poste që duhet të japin dorëheqjen për tu bërë deputetë”.
Tituj të tjerë janë, “Sondazhi, koalicioni i majtë, 9 pikë para të djathtit”.
“Nis “gjyqi i veshit”, Egin Ceka: Ramës i thashë plehrë”.
“Nazimja: Më jepni një shans të jetoj si moshataret e mia”.
Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Incidenti Rama-Ceka u filmua nga kameramani i PS. Mbledhja e Komisionit Hetimor, Ceka jep dorëheqjen. Pohimi: Komisionit i mjaftojnë filmimet si provë e pakontestueshme. Ambasadori Minarolli: Ngjarja ka një shije të keqe, dëmton imazhin e vendit”.
Tituj të tjerë janë; “Urdhri i Berishës: Administrata, jo fushatë me mjete publike”.
“Vrasja e Muçës, Nazime Visha dënohet me 15 vite burg”.
“Rama: Për integrimin në BE nuk mjaftojnë vetëm ligjet”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “6 deputetët që vendosin fatin e zgjedhjeve. Enigma e 23 qershorit ngushtohet vetëm tek fati i 6 mandateve që diskutohen në mes të majtëve dhe të djathtëve në Tiranë, Berat, Durrës, Fier, Elbasan dhe Vlorë. Emrat e 16 kandidatëve që do të luftojnë për mandatet e fundit. Me sistemin në fuqi, 134 kandidatë mund të quhen që tani si të zgjedhur në kuvendin e ri”.
Tituj të tjerë janë; “Braçe vlerëson të larguarit nga Rama, Koçi: Çështja Malaj, sinjal i keq për PS”.
“10 vjet burg për Nazime Vishën: Kini mëshirë, dua të rifilloj jetën”.
“Xhakja në gjyq: Policët ishin të pirë dhe më provokuan”.
“Berisha: Rama kandidon në Vlorë për llogari të Kokëdhimës”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





