Transmetuar më 09-05-2013, 08:13

Të paktën 38 persona kanë gjetur vdekjen gjatë një aksidenti rrugor i ndodhur në shtetin himalajan të Himachal Pradesh në Indi.

Autobusi me të cilin udhëtonin viktimat u rrëzua në një lumë afro 20 kilometër larg qytetit të Kullu.

Mjeti në fjalë është shumë i përdorur gjatë periudhës verore, pasi me të shpesh transportohen turistë.

Gjithsesi nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në rrëzimin e mjetit në lumë dhe as rrethanat e precipitimit në ujë.

Nga ky aksident ka pasur shumë pak të mbijetuar.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit