Transmetuar më 08-05-2013, 23:32

Nga fantazia e çmendur e narkomanëve të Kolumbisë, vjen gjetja e radhës për të transportuar drogën. Tre gra të veshura si murgesha janë arrestuar në një aeroport. Secila prej tyre kishte dy kilogramë kokainë në trup.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase të cilat kanë theksuar se “narko-murgeshat” u zbuluan në areoportin e ishullit Shën Andres.

Tre gratë quhen Mayerlis Lorena Gonzalez (20 vjeç), Iris Angelica Baldes (32 vjeç) dhe Diana Milena Gallego (37 vjeç).

“Në areoportin tonë kemi ekspertë që kanë për detyrë të vëzhgojnë çdo udhëtar. Njëri prej tyre vuri re se gratë ishin nervoze dhe se copa e veshjeve të tyre nuk ishte ajo që përdorin murgeshat e vërteta”, ka saktësuar kapiteni Oscar Davila.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit