

Zakoni i publikimit të fotove të partnerit apo ato të kryera në çift përmes rrjetit social, Facebook, e “çimenton” një marrëdhënie. Prandaj, ata që e përdorin këtë rrjet, paraqesin një marrëdhënie dashurie më romantike se të tjerët. Ky përfundim është arritur nga një studim i kryer në Universitetin e Illinoisit në Shtetet e Bashkuara.
Sipas të cilit, ata që nuk denjojnë ta shfaqin dashurinë e yre edhe përmes fotove të publikuara në Facebook, e shtojnë dashurinë dhe respektin që partneri ushqen ndaj tyre.
"Kush publikon fotot e shumta të çiftit dhe shfaq një partner të rregullt në përditësimet e Facebookut, ka tendencë që të ketë marrëdhënie të thella dhe romantike, sepse ndihet më shumë i lidhur dhe i plotë, sipas modelit psikologjik”, thotë studiuesi Christopher Carpenter, që kreu këtë hulumtim.
Duke shtuar më tej se rrjetet sociale janë një mënyrë solide dhe konkrete për ta bërë një lidhje akoma edhe më të fortë.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





