

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe gjatë ditës së nesërme i gjithë vendi do të mbetet i rrezikuar nga vranësira dhe shira të dobët por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas-hershme.
Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore dhe juglindore duke bërë që shirat të jenë në formë rrebeshi, ndërsa zonat veriore dhe qendrore do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe varnësirash të cilat do të gjenerojnë shira të izoluar. Parashikohet që gjatë natës shirat të pësojnë zhvendosje drejt ekstremit Juglindor.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur vlera konstante të tyre.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor dhe juglindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Europa
Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të vendosen ne ishujt britanike duke u shtrirë deri në Europën qendrore, kjo do të bëjë që në këto rajone të kontinentit të dominojnë vranësirat dhe rrebeshet e shiut. Gjatë pasdites sistemi i vranësirave dhe shirave do të përfshijë edhe rajonin e balltikut duke gjeneruar shira dhe stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbetet Europa juglindore por shirat do të jenë të dobët.
Krejt ndryshe paraqitet situata meteorologjike ne Europën jugperëndimore, Lindore dhe një pjesë të Mesdheut ku moti i kthjellët do të jetë dominues.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





