

Në ditën ndërkombëtare të talasemisë dhe ditës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, punonjës të Vodafone Albania dhuruan gjak, për ti ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga talasemia. Kjo është hera e shtatë që punonjësit e Vodafone Albania i përgjigjen thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurim vullnetar të lëngut të jetës, i cili për fëmijët dhe të rriturit të prekur nga sëmundja e talasemisë është me rëndësi jetike.
Dhurimi i gjakut u krye gjatë gjithë ditës së sotme në mjediset e Zyrave Qendrore të Vodafone Albania ku numri i vullnetarëve (punonjës dhe familjarë) ishte tepër i madh dhe ky akt human i punonjësve të Vodafone Albania synonte që krahas dhurimit të gjakut të përconte sa më gjerë në komunitet sensibilizimin mbi rëndësinë jetike të dhurimit të gjakut dhe të nxitjes së kësaj kulture në Shqipëri.
Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania, Alma Varfi përshëndeti dhe falenderoi vullnetarët për pjesmarrjen në këtë ditë të veçantë të vitit që tashmë është bërë traditë në kompaninë Vodafone që prej 7 vitesh.
“Më lejoni që në emër të fëmijëve që ju po ju ktheni buzeqeshjen edhe gëzimin e jetës të shpreh mirënjohjen për përkushtimin tuaj. Jam gjithashtu tejet e kënaqur të verej se që nisma jonë po gjen akoma dhe më shumë mbështetës vit pas viti. Perfaqesues te medias, ju falenderoj qe jeni ketu jo thjesht per ti treguar publikut një rast të mirë të pergjegjshmerisë sociale por me e rëndësishmja për të ndihmuar që të gjithë së bashku të japim një mesazh të fotë ndërgjegjësimi të gjithë shoqërisë për të qenë akoma dhe më e kujdesshme dhe e vemendshme ndaj grupeve në nevojë- sidomos ndaj fëmijëve talasemikë të cilët mund të jetojnë jetën e tyre vetëm përmes solidarizimit të plotë të shoqërisë për ti ndihmuar dhe mbështetur” – shtoi Znj. Varfi
Shqipëria është e prekur ndjeshëm nga sëmundja e talasemisë. Në Shqipëri, me përafërsi numërohen mbi 500 individë talasemikë. Këta fëmijë marrin një herë në tre javë një flakon gjak. Moshat e rritura zakonisht marrin 2 flakone gjak. Në rast se ky gjak nuk sigurohet jeta e tyre vihet në rrezik. Për të plotësuar nevojat e njerëzve për gjak, në vit nevojiten rreth 35 000 njësi gjaku.
Për të arritur këtë, komuniteti ka nevojë të sensibilizohet dhe të marrë informacionin e nevojshëm. Kryqi i Kuq Shqiptar është angazhuar seriozisht në promocionin e dhurimit vullnetar të gjakut pa pagesë që nga viti 2005. Veprimtaritë në këtë fushë përbejnë një nga drejtimet kryesore në fushën e shëndetit.
Vodafone Albania është e ndjeshme ndaj problematikave sociale të komunitetit dhe cdo vit kompania cakton fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetjen sociale të realizuar përmes Fondacionit Vodafone Albania dhe seksionit të Përgjegjshmërisë Sociale të kompanisë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





