Transmetuar më 08-05-2013, 17:59

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

E Enjte, 9 Maj 2013

Ndikimet e jashtëzakonshme të kësaj periudhe, ju shohin mjaft të shoqërueshëm, më shumë se kurrë në dispozicion të kontaktoni dhe të shprehin idetë tuaja. Aftësitë tuaja intelektuale janë të zgjeruara, ndërsa ju do keni të drejtën për të thënë gjënë e duhur, në kohën e duhur. Përdorini këto favore, për të mbështetur një intervistë pune ose për të nënshkruar një marrëveshje të madhe. Përparime të mundshme në aktivitetet që lidhen me botën e financave. Kurse pozicioni i ri i Afërditës, intensifikon jetën tuaj shoqërore, si edhe njohuritë e reja.

Marrëdhëniet tuaja të dashurisë dhe ato të miqësisë, janë duke kaluar një moment, veçanërisht të lumtur. Investoni siç duhet në jetën emocionale. Nëse keni jetuar histori të vështira, duket se është koha për ta pastruar disi jetën tuaj nga hijet dhe paqartësitë. Thellësia e ndjenjave dhe imagjinata, ju ndihmojnë, duke ju shtyrë drejt një romance të re. Do të keni edhe disa suksese të dukshme në sferën tuaj profesionale.

Ngrohtësia që ju perceptoni së fundmi, është jo vetëm rezultat i diellit të ngrohtë pranveror, por në të njëjtën kohë, edhe falë pranisë qetësuese dhe ngrohtësisë që sigurojnë miqtë rreth jush. Asnjë rrëfim më shumë se ç’duhet në qoftë se ju jeni tashmë të përfshirë në një histori romantike. Sepse personi që ju doni t’i tërhiqni  vëmendjen tuaj, mund të largohet prej jush. Venusi hyn në shenjën tuaj dhe inauguron një periudhë gëzimesh emocionale. Bukuria juaj është në rritje. Duhet ta shfrytëzoni atë.

Yjet ndizen sot në fushën e miqësive pozitive dhe sferën sentimentale. Por kujdes, mos e tejkaloni gjithçka në lidhje me profesionin, veçanërisht në qoftë se jeni nga ata që veprojnë më vete. Lehtësojeni garën për suksesin tuaj. Ju jeni i nxitur nga ambicia, ndaj duhet të aplikoni me ngulm të madh për të përmirësuar cilësitë tuaja. Mos e lini mënjanë bashkëpunimin e të tjerëve nën një frymë krenare dhe vetë-mjaftueshmërie të lartë.

Vullneti i mirë dhe ndihma të konsiderueshme që ju mbërrijnë sot, ju lejojnë që të mblidhni sa më shumë kënaqësi morale dhe materiale. Kini më shumë kujdes, pasi mund ta gjeni vetem të rrethuar nga njerëz oportunistë, pse jo, edhe pak ziliqarë. Dashamirësia e yjeve ju vë në pozitë më të mirë për të kapërcyer çdo pengesë, edhe pse me një sasi të caktuar të energjisë. Mbajeni stresin në nivele të pranueshme.

Yjet e sotme dhe ato të nesërme, do zgjojnë tek ju dëshirat e dashurisë, sikundër do të lehtësojnë edhe arritjet, por sigurojnë edhe suksese në një mjedis të ndryshëm nga ai i zakonshmi. Do të jenë më afër zemrës suaj sot, ata që jetojnë larg jush. Jeta emocionale është një burim i shpërblimeve që rrisin besimin në veten tuaj dhe hajmalitë tuaja. Gëzojeni pra çdo moment të këtyre gjërave të bukura që ju ofron jeta.

Jeta juaj e përditshme, gjatë ditës së sotme mund të jetë e tronditur nga takimi me një person, ndoshta edhe më i vogël prej jush. I cili paraqitet dhe karakterizohet nga një personalitet në nevojë për udhëzime. Do të dini të bëni një lojë të bukur, duke siguruar diturinë tuaj dhe sidomos dashurinë tuaj. Në fushën financiare, nuk duhet të viheni në rrezik, falë investimeve spekulative ose të paqarta.

Re dhe rrufe, në jetën e të martuarve. Si edhe disa shqetësime në lidhje me një dashuri të vështirë që ju çon larg me fantazinë tuaj. Në jetën tuaj në çifti, grindjet lehtësisht të vogla dhe të parëndësishme. Por të shërueshme falë butësisë që do të tregohet nga të dyja palët. Tani për tani, mbajini të ndara mirë, familjen dashurinë dhe punën.

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, flet për favorizime interesante yjore ndaj atyre që punojnë si të punësuar në varësinë e të tjerëve. Ndërsa për ata që kanë biznesin e tyre, në vend të kësaj, duhet të mendojnë për disa gjëra të tjera. Për shembull, një lidhje tepër ambicioze mund të kthehet në të dobishme në qoftë se ju do të jeni i sigurt që e keni llogaritur mirë çdo detaj. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për kostot e realizimit.

Një Hënë krijuese dhe seksuale, ju vë në një pozitë ideale për të shijuar gëzimet e jetës. Përdorni ëmbëlsinë dhe disponueshmërinë për të bërë për vete një dashuri apo këdo që ju dëshironi. Sot dhe nesër ju mund të merrni një shumë nga jeta e marrëdhënies në çift. Yjet ju thonë se duhet të jeni vetvetja.

Hëna dhe Saturni në kundërshtim ndaj njëri-tjetrit, krijojnë konfuzion dhe keqkuptime në fushën e marrëdhënieve familjare dhe profesionale, por edhe në fushën e komunikimit. Kujdes nga harresat e numrave të telefonit, apo dhe marrëdhëniet e hutuara të punës. Asgjë tragjike në fakt, nuk ka vend për panik. Vetëm se ju do të bëni mirë për t’iu shmangur komprometimit të një E-maili të dërguar nga kompjuteri i zyrës ose shkollës suaj. Mund të merrni një drejtim të gabuar.

Ndikimet astrale të shkëlqyera në shenjën tuaj, do t’ju lejojnë që të shënoni arritje në çdo situatë në një mënyrë të balancuar. Si edhe për t’i jetuar me guxim dhe nxehtësi, kënaqësitë tuaja të dashurisë. Do të dëshironi që të jeni përreth njerëzve, që të takoni miq dhe të njohur të rinj. Angazhime për të organizuar darka, takime, do të kenë rezultate, që do ta bëjnë jetën tuaj më sociale.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI 2013

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit