Transmetuar më 08-05-2013, 17:27

Ishte ngjitur shpesh në pasarela dhe për të ruajtur pamjen e saj gjithnjë në formë, një vajzë koreano-jugore e fiksuar pas ndërhyrjeve estetike, bëri një ndërhyrje me duart e saj në fytyrë duke e shkatërruar.

Hang Mioku një ish- modele, kërkoi nga mjekët të ndërhynin në fytyrën e saj, por kur ata nuk pranuan, vendosi që ta “rregullonte” vetë fytyrën.

Shkoi në tregun e zi dhe bleu “silikon”, të cilin nisi ta injektojë në fytyrë në pjesën ku mendonte se kishte nevojë.

Nga kjo ndërhyrje e pazakontë, Hang jo vetëm që nuk u zbukurua por pësoi një shkatërrim total dhe shpërfytyrim të paimagjinuar, pas në tregun e zi nuk i ishte shitur silikon, por vaj gatimi.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, vajza nisi fushatat në shtetin e saj duke u kërkuar vajzave të tjera që të mos kryenin ndërhyrje estetike, por të qëndronin natyrale, pasi mund ta pësonin si ajo.

Pas kësaj Hang Mioku ju nënshtrua disa ndërhyrjeve estetike për heqjen e vajit, por pavarësisht kësaj fytyra është ende e shpërfytyruar. Por pamja e saj nuk është rastësore, pasi ajo kishte kryer më herët disa ndërhyrje, deri sa mjekët nuk kishin pranuar ta merrnin më përsipër, duke bërë që e reja rreth të 30-ve të shkatërrohet.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit