Transmetuar më 08-05-2013, 16:59

Këngëtarja Britney Spears është kritikuar shpesh së fundmi për lëshimin e trupit të saj, ku herë pas here janë parë gjurmë celuliti.

Duke pozuar për revistën “Shape”, ajo ka treguar një trup perfekt, ku siç komentojnë mediat gjithçka është meritë e photoshop.

Duke folur gjatë intervistës ajo ka pranuar se e ka shumë të vështirë të mbajë diete, dhe se nuk heq dot dorë nga disa ushqime që i ka për zemër.

Ajo thekson se tashmë që është 31 vjeç, i duhet më shumë punë për të qenë e denjë për skenën, por ajo nuk heq dot dorë as nga çokollatat dhe as nga makaronat.

Vetëm pak ditë më parë ajo u fotografua me të shkurtra, ku në këmbët e saj celuliti kishte zënë vend mirë.a.y/noa.al

Celuliti ka "sunduar" Britney Spears, por ajo nuk do t’ia dijë (Foto)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit