Transmetuar më 08-05-2013, 15:46

31 persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Belgjikë, Zvicër dhe Francë në vijim të hetimit për vjedhjen spektakolare në një pistë të aeroportit në Bruksel, gjatë muajit shkurt.

Ky lajm u bë i ditur nga zëdhënësi i gjykatës së Brukselit, ndërsa thuhet se sasia e vjedhur është rreth 10 kilogramë diamantë dhe kap një vlerë prej 50 milionë dollarë.

Gjatë kontrolleve në banesat e të ndaluarve janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, makina luksoze dhe materiale me vlerë.

Në Belgjikë, veçanërisht në zonën e Brukselit janë ndaluar 24 persona të moshës nga 30 deri në 50 vjeç. Pjesa tjetër janë kapur në Francë dhe Zvicër.a.y/noa.al

Goditja e shekullit, grabiten 10 kg diamantë në Bruksel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit