Transmetuar më 08-05-2013, 15:07

Tiranë, 8 maj 2013, NOA.al- Nazime Visha, 18 vjeçarja e akuzuar për vrasjen e 45 vjeçarit Fiqiri Muça është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Falë procesit gjyqësor të kryer me gjykim të shkurtuar Visha do të vuajë vetëm 10 vite burg duke pranuar krimin e kryer.

Jo vetëm kaq por e pandehura ka kërkuar mëshirë, ndërsa nga ana e avokates Vjollca Pustina u kërkua dënimi vetëm me 2 vite burg për armëmbajtje pa leje.

Siç raporton noa.al, ndaj Vishës, Prokurori kërkoi 17 vite burg për vrasje me paraendim, por për shkak të rrethanave të krimit dhe gjykimit të shkurtuar, ky vendim u shqiptua nga gjykata në 15 vite.

18 vjeçarja akuzohet se në 13 gushtin e kaluar ka vrarë me automatik Muçën, gjatë kohës që ky i fundit kishte shkuar në banesën e saj.

Gjatë gjithë kohës vajza ka pretenduar se viktima e ka përdhunuar disa herë dhe synonte trafikimin e saj, çka ka bërë që Nazimja e ndodhur përballë kësaj situate ti marrë jetën Fiqiri Muçës.a.y/noa.al

Rrëfimi i ri nga qelia, Nazime Visha: Fiqiriun nuk e vrava se më përdhunoi, por…

Taksisti i të vrarit: 18-vjeçarja Nazime Visha ishte me dy të tjerë kur ndodhi ekzekutimi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit