Transmetuar më 08-05-2013, 12:17

Shkup, NOA.al – Një dramë e përgjakshme sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur në lagjen Çair të Shkupit. Dy rrëmbyes të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e dy vëllezërve në këtë lagje, mirëpo ata menjëherë janë pikasur nga familjarët, raporton korrespondenti i noa.al.

Rrëmbyesit fillimisht nuk kanë shkrepur armët, por janë konfrontuar fizikisht me dy vëllezërit B.Z, 36 vjeç dhe M.Z, 40 vjeç. Njëri nga rrëmbyesit ka shkrepur një plumb nga pushka automatike, duke lënë të vdekur në vend rrëmbyesin tjetër.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi sot se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.00 të mëngjesit dhe se rrëmbyesit kishin planifikuar grabitjen e kësaj shtëpie në rrugën “Mendeleeva” në Çair të Shkupit.

Policia gjithashtu ka zbardhur edhe identitetin e rrëmbyesit të vrarë. Ai është 22 vjeçari Abdulla Gafurri, i cili njihet nga policia për vepra të tjera kriminale. Rrëmbyesi i dytë është në arrati dhe se policia e ka shpallur në kërkim. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit