

Margaret Groening, nëna e krijuesit të personazhit të Marge Simpson, kartonit më jetëgjatë dhe një prej më të suksesshmëve të historisë, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.
Nëna e Matt Groening, i dha frymëzim të birit për personazhin e famshëm të Marge, duke u përjetësuar në kartonin që sipas krijuesit të serialit, është identik me nënën e tij të vërtetë, raporton BBC.
Homer Groening, i cili frymëzoi të birin për protagonistin tjetër më të njohur të familjes Simpson, një veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe karikaturist, është ndarë nga jeta që prej vitit 1996.
Një zëdhënës konfirmoi se, nëna e Matt Groening kishte vdekur një muaj më parë, ndërsa tha se vetë Matt nuk ishte në gjendje për komente.
Seriali “Simpson” nisi transmetimin për herë të parë në vitin 1989. Ai është cilësuar seriali më i gjatë në ekranet amerikane. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





