Transmetuar më 08-05-2013, 08:14

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi një ligj, që u ndalon ministrave hapjen e llogarive bankare jashtë vendit, bënë të ditur burime zyrtare.

"Ky ligj ndalon ministrat të hapin dhe të kenë llogari në bankat jashtë territorit të Rusisë", theksuan burimet zyrtare vendase, që shtuan se, "kjo vlen gjithashtu edhe për bashkëshortët dhe fëmijët e tyre minorenë."

Ky ligj i shtohet masave të miratuara tashmë për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të përforcuar transparencën në qeveri.

Ligji i nënshkruar sot ka nxitur Igor Çuvalovin, i cili është anëtari më i pasur i kabinetit, të rifuste pasuritë e tij në Rusi. Çuvalov ka kritikuar kohët e fundit këtë ligj duke deklaruar se rregullat po bëheshin më strikte.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit