
Të dhënat po ngarkohen...

“Nuk e keni idenë se sa i zoti jam të kërcej Gangman Style!”. Kjo është batuta që presidenti Barack Obama i ka thënë presidentes së Koresë së Jugut Park Geun-hye, të cilën e ka pritur në Shtëpinë e Bardhë.
Në fillim të konferencës së përbashkët për shtyp, presidenti amerikan ka vlerësuar “progreset e mëdha dhe të jashtëzakonshme” të kryera nga Seuli në dekadat e fundit.
Ai ka nënvizuar edhe se si e gjithë bota ndjek pas modën koreane. “Vajzat e mia Sasha dhe Malia më kanë mësuar të kërcej edhe Gangman Style”, ka thënë ai.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
