

Pas një ndarjeje apo një zgjedhje personale ja ku nis edhe jeta jote vetëm, ose single. Mos u ndjeni keq nëse nuk keni një partner në krah, madje mendoni pozitivisht, keni rigjetur lirinë!
1. Mund të hash çfarë ke dëshirë
Tani ke frigoriferin të gjithin për vete. Iku koha kur duhet ta ndaje me dikë tjetër. Askush nuk të kërkon llogari nëse pas pune ndalon në një restorant. Askush nuk do të thotë më: “Mjaft hëngre, përndryshe mos u anko po u shëndoshe!”
2. Flirte, lojëra vështrimesh, fantazi… tani të lejohet gjithçka
Jeni të lirë të flirtoni me një të panjohur, të shihni me ëndje një person që ju pëlqen, të keni aventurat tuaja gjatë mbrëmjes.
3. Fle kur dëshiron dhe si të pëlqen
Shtrati është i gjithi për ty! Tani mund të flesh si dëshiron pa patur frikë se bezdis tjetrin.
4. Dollapi është vetëm për ty
“Ke zënë të gjithë dollapin!!!”. Tashmë nuk do të dëgjosh më asgjë të tillë. I gjithë dollapi është në dispozicionin tënd.
5. Nuk ke pse ti japësh llogari askujt
Nuk duhet ti japësh llogari askujt dhe nuk ke arsye të justifikohesh! Mjaft me shpjegimet mund të dalësh dhe të argëtohesh netëve të vona dhe të kthehesh në shtëpi në mëngjes.
6. Nuk je e detyruar të jesh në formë maksimale
Sot është dita jote e lirë dhe nuk ke dëshirë të vishesh dhe të krihesh? Mund të qëndrosh me pizhama, të kalosh gjithë ditën pa bërë asgjë, pa e ndjerë të nevojshme të dukesh bukur.
7. TV, DVD, CD, mund të shohësh dhe të dëgjosh çfarë dëshiron
Tani ke kontrollin ekskluziv të telekomandës, mund të dëgjosh pambarimisht këngën tënde të preferuar, mund të shohësh telefilmin e preferuar ose të shikosh filmin që dëshiron.
8. Shpenzon paratë si ke qejf
Nuk duhet të justifikohesh se sa zhpenzon dhe si i shpenzon paratë, madje edhe kursen. Nuk harxon para për dhurata Krishtlindjesh, Shën Valentin, ditëlindje apo përvjetorë.
9. Nuk të duhet të rivendosësh gjërat në vend
Nuk të duhet të vendosësh në gjithçka në vend. Mund të veprosh si dëshiron dhe nuk dëgjon zërin e partnerit që të thotë se çfarë duhet të bësh.
10.Lamtumirë miqve të mërzitshëm dhe bisedave për futbollin
Sigurisht që të ka ndodhur edhe ty të durosh miqtë dhe bisedat e mërzitshme mbi futbollin. Më mirë që përfundoi. Tani mund takosh miqtë që vërtetë dëshiron.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





