Transmetuar më 07-05-2013, 21:02

Flokë të bardhë, gri, me ngjyrë të zbehur. Janë tmerri i çdo gruaje. Por sot, flokët e bardhë janë në modë. Duket se prej pak kohësh bëjnë tendencë. Të shfaqesh në mënyrë elegante, ndonjëherë edhe duke provokuar, flokët e bardhë janë shenjë e një gruaje që di të përballojë me dinjitet kohën që shkon.

Gjithnjë e më shumë shohim të famshëm ose jo, që nuk i mbulojnë më thinjat e argjendta. Bëhet fjalë për një zgjedhje që ndoshta jo të gjitha gratë janë në gjendje të përballojnë.

Nëse në vitet ’50-të ishin të pakta gratë që i lyenin flokët, tani kemi të bëjmë me një rit krejtësisht të zakonshëm për të gjitha gratë. Flokët e thinjur përgjithësisht refuzohen nga shumica, ndonjëherë edhe nga burrat.

Kjo sepse shfaqja e tyre konsiderohet si shenjë plakjeje. Por të gjithë e dimë që lyerja e flokëve nuk e ndalon këtë proces. E rëndësishme është mënyra se si e pranojmë rrugën që po merr jeta, si dhe të kuptojmë nëse dimë të përballemi me këtë gjendje transformimi pa e mohuar apo bllokuar atë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit