Transmetuar më 07-05-2013, 20:35

Shkup, 7 maj 2013, NOA.al- Policia maqedonase ndaloi sot rreth 40 emigrantë ilegal nga Pakistani dhe Afganistani. Ata u ndaluan në rajonin e Kumanovës, ndërsa po transportoheshin me një fugon në drejtim të kufirit me Serbinë.

Ministria e Brendshme informoi se emigrantët të moshave prej 18 deri 30 vjeç, u zbuluan në fshatin Sllupçan, ndërsa organizatori i transportimit të tyre është shtetasi me inicialet F.A, 39 vjeç nga Kumanova.

Ai menjëherë u arrestua dhe pritet t’i komunikohet masa e dënimit për trafikim të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe emigrantëve ilegal. Organizatori kishte planifikuar që ti strehonte emigrantët në fshatin Sllupçan, që më pas ilegalisht ti kalonte në Serbi.

Emigrantët pranuan se kishin paguar nga 1 mijë dollarë për ti transportuar ata nga zona kufitare që kufizohet me Greqinë, deri në zonën kufitare me Serbinë, pasi kishin si destinacion Hungarinë.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit