Transmetuar më 07-05-2013, 20:11

Ajo e ka ndërtuar karrierën shoqëruar jo në pak raste me skandale sa i takon veshjeve të saj. Këngëtarja Madonna, gjatë ceremonisë së vitit 2013 Met Gala në New York, është shfaqur me një veshje të çuditshme, por edhe të ekzagjeruar në pjesët intime të saj.

54 vjeçarja nëpërmjet veshjes së saj tërhoqi vëmendjen e fotografëve, pasi një pjesë e të pasmeve të saj ishin thuajse të zhveshura.

Por pavarësisht pjesëve të ekspozuara, në tapetin e kuq të Metropolitan Museum’s fashion, ajo nuk kurseu as pozat dhe veprimet e çuditshme të saj.

Në këtë aktivitet këngëtarja shoqërohej nga i dashuri i saj shumë më i ri në moshë, Brahim Zaibat.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit