Transmetuar më 07-05-2013, 18:54

Zgjerohet lista e personave të famshëm në Britaninë e Madhe që janë përfshirë në abuzime seksuale me të mitur.

Personi i fundit i arrestuar është komiku Jimmy Tarbuck, 73 vjeç. Tarbuck, është i njohur në vitet ‘60-‘70 për spektaklet e tij në Itv dhe BBC, i akuzuar për abuzime seksuale me një djalë të mitur.

Arrestimi i tij sipas policisë së North Yorkshire, nuk është e lidhur me hetimet që kanë përfshirë dj e BBC, Jimmy Savile, i akuzuar jo për një, por për disa abuzime seksuale.

Këto dy hetime po zhvillohen ndaraz, edhe pse vitet e ndodhive janë të afërta dhe personat e përfshirë në hetim kanë punuar në të njëjtin vend.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit