

Arrezo, 7 maj 2013, NOA.al- Policia italiane e Arrezo, arrestoi dy shqiptarë të cilët u kapën me 10 kilogramë lëndë narkotike.
Të ndaluarit të moshës 28 dhe 32 vjeçare, ishin duke udhëtuar në autostradë drejt Valdrano, kur u ndaluan nga policia për një kontroll rutinë.
Gjatë kontrollit të policisë siç raporton noa.al, në hapësirat e dyerve dhe në pjesët e pasme të sediljeve u zbuluan 10 kilogramë marijuanë e ndarë në pako me nga gjysmë kile secila.
Nga verifikimet e policisë rezultoi se dy shqiptarët e ndaluar merreshin prej kohësh me tregti droge dhe lënda e sekuestruar ishte e destinuar për tregun vendas.
Dy të prangosurit u dërguan në ambientet e paraburgimit në Arrezo, në pritje të gjykimit të tyre.
Sakaq nga ana e policisë vendase vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm në tregtinë e drogës.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





