
Të dhënat po ngarkohen...

Duket se Jennifer Lopez nuk di të pushojë dhe as të humbë ndonjë eveniment. Vetëm një ditë pasi xhiroi videon e saj të re në Florida, JLo e veshur si leopard shoqërohej në tapetin e kuq nga i dashuri i saj Casper Smart në New York.
Me flokët stil punk dhe tualet korrekt, 43 vjeçarja dukej më se në formë dhe e kuruar në pamjen e saj, gjate ceremonisë së Metropolitan Museum of Art’s Costume Institute Gala.
Në këtë aktivitet këngëtarja shoqërohej nga i dashuri 26 vjeçar, i cili i veshur me kostum serioz i qëndronte denjësisht në krah.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
