Transmetuar më 07-05-2013, 17:23

Më në fund Christina Aguilera ka rifituar trupin e saj, duke rrëzuar kilet e tepërta që e kishin kthyer në bullafiqe.

E shkëputur prej disa kohësh nga angazhimet e saj këngëtarja u fotografua rrugëve të Los Angelos, me të dashurin Matthew Rutler, teksa ka treguar një trup më se në formë.

32 vjeçarja e veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të kuqe, kishte “ëmbëlsuar” format e saj nga të hajthme në më elegante.

Në këtë ndalesë të saj për të bërë pazar, Christina dhe i dashuri kishin blerë jastëkë, teksa dilnin nga një dyqan me produkte shtëpiake.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit