

Tiranë, 7 maj 2013, NOA.al- Një avokat është ndaluar nga policia e kryeqytetit nën akuzën e mashtrimit.
Nga të dhënat paraprake siç raporton noa.al, i arrestuari është 41 vjeçari B. Koçi me profesion avokat. Prangosja e tij u bë pas dëmtimit të një personi të dëmtuar nga Koçi, pasi ky i fundit nëpërmjet mashtrimit i kishte marrë 15 mijë euro.
Avokati i kishte premtuar të dëmtuarit se në këmbim të parave do i siguronte leje ndërtimi dhe sheshe ndërtimi në kryeqytet. Gjithsesi edhe pse nuk dihen ende rrethanat e plota të këtij rasti, nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar edhe implikimin e të ndaluarit në raste të tjera.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





