Transmetuar më 07-05-2013, 18:00

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

E Mërkurë, 8 Maj 2013

Gjatë ditës së sotme, do të jetë e mundur që të merrni paratë që i keni dhënë dikur hua’, ose edhe për të marrë një kredi për blerje të mëdha. Duke bërë kështu një shpenzim të madh, të cilin e keni programuar prej një kohe të gjatë. Ju gjithashtu mund të mblidhni sot shpërblimet e angazhimit tuaj profesional. Frytet e veprimeve tuaja, duket se kanë lulëzuar dhe ju jeni legjitimisht krenar ndaj tyre.

Këto ditë, esenca e energjisë suaj jetësore është e balancuar, e thellë dhe mjaft e ndjeshme. Janë lëvizjet e yjeve ato që ju vënë në lojë, për të lëvizur me një hap më të hapur, por në të njëjtën kohë edhe më të pjekur, falë një realiteti më objektiv. Nëse ju ende nuk ia keni arritur, do të arrini së shpejti një status të përshtatshëm me mënyrën tuaj të të qenit apo të jetuarit.

Pranoni propozimet që ju bëjnë të qetë, ata të cilët ju bëjnë të përjetoni një gjendje të gëzueshme. Këto ditë që po vijnë, gjithnjë e më shumë do të nxjerrin në dritë, potencialin tuaj të fshehur deri më tani, duke shfaqur mundësinë për të provuar dëshira dhe ndjenja të reja. Njerëz me ndikim, do të jenë në gjendje për t’ju mbështetur me ndihmë reale në ndryshimet strategjike që do pësoni në sferën tuaj profesionale. Kujdes me nënshkrimin e një kontrate.

Mendimi dhe veprimet tuaja, gjatë ditës së sotme, do të jenë të theksuara më mirë dhe në gjendje, për të ndihmuar çështjet tuaja praktike. Kreativiteti mund të arrijnë nivelet e tij maksimale. Ju keni një ndjenjë të mprehtë të mundësive që shfaqen si të pazakonta, sikundër jeni dhe shumë krijues e keni një nxitje të dobishme për autonomi. Ditë e përkryer për ta ngritur për veten në fushën tuaj profesionale dhe për të bërë një bashkim me miqtë e vjetër.

Yjet e mira, sot me strategjinë e buzëqeshjes, mund t’i kthejnë kundërshtarët tuaj potencialë, në aleatë të vlefshëm. Bëni një përpjekje për të mos e lënë asoak mënjanë energjinë tuaj aktuale, e cila rrjedh mes jush dhe atyre përreth jush, duke i bërë të dukshme në momentet e meditimit, si një valë ngjyrash e cila kalon mes jush dhe aktorëve tuaj. Shoqërojini imazhet me mendime pozitive dhe buzëqeshja juaj do të jetë spontane dhe qetësuese.

Një energji e shkëlqyer do të mbërrijë nga ndikimet e Mërkurit dhe Marsit në shenjën tuaj. Mendimi dhe veprimi, duket se janë aleatë. Në profesionin që ju keni, një avantazh ndaj konkurrentëve të tjerë, por edhe  inteligjenca e thellë që keni, apo lehtësia e marrëdhënies suaj, paraqiten në nivele optimale. Kontaktet janë të favorizuara, si edhe fusha studimore. Ju dini të merrni ato që duhen nga në çdo situatë dhe në qoftë se ju keni disa dyshime, është gjithmonë dikush që ju jep një dorë.

Intuita gjatë ditës së sotme luan në favorin tuaj. Më në fund, do t’i jepni madhësinë e duhur një njeriu, i cili është zvogëluar para syve tuaj. Dhe ju me siguri do të arsyetoni me dyshim, sjelljen e tij të paqartë. Në aspektin e punës, do të jeni të ekspozuar nga projektet tuaja më ambicioze. Në darkë, është një gjë e përshtatshme që të kujdeseni për veten, duke ju dhënë momentet e duhura të paqes dhe një analizë të shëndetshme të vetvetes.

Në fushën profesionale mund të keni sot disa lajme të mira. Gati për të marrë përsipër detyra të reja dhe përgjegjësi që do t’ju lejojnë të nxirrni në dritë, atë që mendoni vërtet dhe duke lënë pas, anët më të errëta të gjërave. Një çështje shumë e hershme, kthehet veçanërisht në të vështirë. Në dashuri, mos u jepni peshë gjërave që nuk janë të konfirmuara nga faktet. Në jetën shoqërore, do ta gjeni siç duhet veten dhe do të merrni vëmendjen që ju dëshironi.

Aftësi të shkëlqyera në fushën tuaj, duket se janë shtuar për të stimuluar interesat e reja tuajat profesionale, si edhe kalimin e kohës së lirë në një mënyrë sa më të përshtatshme. Ndërhyrjet tuaja në aspektin publik, plot fantazi dhe aftësi në aspektin psikologjik, por edhe kapaciteti juaj për të abstraksionuar, është një pikë e fortë e komunikimit. Merrni përparësi të këtyre cilësive, dhe mos i “varrosni” ato brenda vetes, me përtaci.

Mërkuri dhe Marsi në favor me ju gjatë ditës së sotme,  ju ngarkon veçanërisht me ide të mira dhe një energji të madhe fizike, si në punë dhe fushën afektive. Suksese në jetën tuaj publike. Iniciativat për të realizuar një hap përpara në biznes apo në shoqëri, do të jenë të shumta. Mendimet dhe veprimet gjithashtu do të bashkohen për të promovuar sferën tuaj emocionale. Ju mund të vini në rendin e parë të ditës, marrëdhëniet tuaja dhe t’i jepni një shtysë gjendjes suaj emocionale.

Ndalojeni veten nga të qenit një person që e lë veten të pushtohet me fjalë të bukura. Sikundër, ju rekomandohet që të ndiqni instinktet tuaja më të mira për të zgjedhur bashkëpunëtorët, sidomos ata të biznesit, ose miqtë tuaj të rinj. Jeni ende në kohë për t’i shmangur impulset tuaja të  nxituara, dhe fjalët e thëna që do t’ju bëjnë të pendoheni se i keni lëshuar nga goja juaj. Këto qëndrime mund të kenë një efekt bumerangu, kështu që nuk është nevoja të rrezikoni.

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë me pesë yje për shenjën tuaj. Kupidi është i gatshëm për të lëshuar shigjetat e tij në drejtimin tuaj. Prandaj, duhet ta kapni këtë mundësi të mirë për të bërë përsëri për vete personin që ju pëlqen aq shumë. Duket se janë të gjitha shenjat dhe situatat e duhura për të ndezur një shkëndijë klasike. Joshja spontane dhe provokimet, duan të thonë se dashuritë e reja kanë për të lindur papritmas. Fantazi edhe në marrëdhëniet e vendosura tashmë. Biznesi, shumë i mirë dhe rezultate të mira në shkollë.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI 2013

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit