Transmetuar më 07-05-2013, 15:42

Kësaj radhe aktorja Anne Hathaway nuk është kursyer dhe as përmbajtur si herët e tjera. Gjatë Met Gala 2013 në Metropolitan Museum në New York, aktorja është parë me flokë biondë dhe me një look thuajse trasgresiv, ku fustani transparent i nxirrte dukshëm në pah hiret.

Gjithçka për këtë pamje siç raporton noa.al, është meritë e stilistit Valentino, i cili për të krijoi një fustan vërtetë mahnitës dhe ndryshe.

“Nuk arrija tu besoja syve të mi kur më dërgoi fotografitë e fustanit. Oh Zot, e adhuroj, është madhështor. Sapo e pashë ishte zgjedhja e vetme e imja”, shprehet Anne duke komentuar fustanin.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit