
Të dhënat po ngarkohen...

Durrës, 7 maj 2013, NOA.al- Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar në qytetin e Durrësit, pak pas mesditës së sotme.
Nga të dhënat paraprake siç raporton noa.al, si rrjedhojë e tyre ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së ndodhur pranë Pallatit të Sportit, por nga ana e dëshmitarëve thuhet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të momentit mes dy taksistëve, ku ka mbetur i dëmtuar 33 vjeçari me iniciale Sh.P..
Nga ana e uniformave blu është bërë shpallja në kërkim e autorit si dhe po punohet për kapjen e tij.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
