Transmetuar më 07-05-2013, 14:19

Pogradec, 7 maj 2013, NOA.al- Një i ri i moshës 33 vjeçare i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta.

Ngjarja e rëndë siç raporton noa.al ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ku viktima me iniciale S.K është gjetur i varur me litar në banesën e tij në lagjen nr.5.

Nga dëshmitë e familjarëve thuhet se i ndjeri vuante prej kohësh nga depresioni dhe kishte tentuar disa herë ti jepte fund jetës por ishte ndaluar nga të afërmit.

Sakaq nga ana e policisë lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit