

Tiranë, 7 maj 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Në një postim në profilin e tij në Facebook, kreu i demokratëve shkruan, “Të dashur miq! Mbrëmë në mesnatë dorëzuam listën e ekipit të ri parlamentar qeverisës, ekipit të fitores për 4 vitet që vijnë. Impakti i saj publik ishte shumë pozitiv. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve të mi për kontributin dhe mbështetjen tejet të çmuar në 4 vitet që shkuan, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, të ecim së bashku drejt mandatit të tretë, mandatit të Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë Europiane. Fitore!!”.
Mesnatën e djeshme Kryeministri Sali Berisha ashtu si rivali i tij politik Edi Rama u dhanë dorën e fundit listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, duke synuar mandatin qeverisës.a.y/noa.al
140 emrat e listës për deputetë të PD
Zyrtare, lista e plotë e 140 kandidatëve të PS
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





