

Tiranë, NOA.al- Gjykata e krimeve të Rënda dha sot masën e arrestit me burg për Edmir Kolecin, i akuzuari kryesor për ngjarjen e ndodhur të shtunën ku mbeti i vrarë polici Selman lena.
Mbi Kolecin rëndojnë dy akuza. Ai akuzohet për përplasjen me vdekje të policit Selman Lena dhe vrasjen e mbetur në tentativë të policit Preng Lleshi, të cilin e plagosi, raporton noa.al.
Edmir Koleci, goditi me një makinë tip BMVX5 dy punonjësit e policisë. Efektivi i policisë S.Lena 43 vjeç nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas aksidentit, ndërsa efektivi tjetër Lleshi, 47 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, si pasojë e plagëve të marra.
37 vjeçari Koleci, u arrestua pak pas ngjarjes në afërsi të qytetit të Durrësit. Ai është me origjinë nga Kruma dhe banues në Laknas, policia tha se ai rezulton i dënuar më parë për disa precedentë penale.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





