



Pritet të shitet në ankand elektrokardiograma e astronautit Neil Armstrong në momentin kur ai ka hedhur hapin e parë në Hënë. Dokumenti është një nga reliket që në fund të muajit maj do të nxirret në ankand në New York.
Pavarësisht momentit të jashtëzakonshëm, rrahjet e zemrës së Armstrong ishin të qeta dhe nuk patën asnjë luhatje.
Elektrokardiogramma shënon çastin e saktë në të cilin Armstrong vuri këmbë në Hënë, vlera e parë e dokumentit mjekësor nis nga 3.000 dollarë, por nisur nga vlera e saj historike pritet të arrijë në shifër shumë më të larta.o.k/noa.al
Rrëfimi i Neil Armstrong pas 40 vitesh të uljes në Hënë: Më 2035, ulemi në Mars
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





