
Të dhënat po ngarkohen...

Vlorë, NOA.al – Me premtimin se do t’i kalonte në provime një shtetase në qytetin e Vlorës u kishte marrë 2 studentëve nga Fieri një sasi të hollash.
Monika Shehu, vjeç 37, banuese në Vlorë kishte mashtruar studentët duke u marrë 200.000 lekë për t’i lehtësuar marrjen e provimeve në Universitetin “Ismail Qemali”, njofton zyrtarisht Policia e Vlorës, raporton noa.al.
Ndalim i 37 vjeçarës është bërë për veprën penale “Mashtrimi”.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
