



Tre gra, të rrëmbyera dhjetë vite më parë, kur ishin pak më shumë se adoleshente janë gjetur gjallë në një shtëpi në qytetin Klivlend, në SHBA, pak kilometra larg vendit ku janë parë për herë të fundit menjëherë pas rrëmbimit.
Për rrëmbimin e tre grave, policia ka arrestuar 52 vjeçarin, Ariel Katsro, i cili ka punuar si shofer autobusi. Gratë janë gjetur kur një fqinj, ka dëgjuar britma dhe ka hyrë në shtëpi ku pa Amanda Berry.
Fqini Charls Remzi, i tha televizion amerikan CNN se “kur hyri në shtëpi gjeti një grua që përpiqej të hapte derën. "Ajo doli nga shtëpia me një vajzë të vogël", tha Remzi.
Sipas policisë, të paktën një nga tre gratë ka fëmijë me grabitësin. Amanda Berry është zhdukur më 21 prill të vitit 2003, një ditë para se të mbushte 17 vjeç. Gruaja e dytë, Gina De Jesus është rrëmbyer një vit më vonë, ndërsa e treta Michelle Knight, në vitin 2000. Në kohën kur janë rrëmbyer Berry ka qenë 17 vjeç, DeJesus 14, ndërsa Knight 20.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





