Transmetuar më 07-05-2013, 08:18

Ekipet negociuese të Prishtinës dhe Beogradit do të takohen sot në Bruksel, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, të arritur muajin e kaluar ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

Delegacioni i Prishtinës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai i Beogradit nga këshilltari politik i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriç.

Raundi i parë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes ka përfunduar para dy javëve pa ndonjë pajtim mes palëve.

Këto bisedime në Bruksel udhëhiqen nga drejtori për zgjerim i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit