Transmetuar më 06-05-2013, 22:18

Chris Brown ka konfirmuar përfundimin e historisë së tij të dashurisë me këngëtaren e famshme Rihanna. Reperi e ka konfirmuar lajmin gjatë një programi radiofonik australian.

“Secili duhet të ndjeki rrugën e vet. Do të ketë gjithnjë dashuri mes meje dhe saj, por unë jam një burrë i pjekur dhe duhet të vazhdoj përpara me jetën time”, ka thënë ai.

“Nëse ka një gjë që nuk dua të bëj në jetën time është të mos respektoj apo të zhgënjej një njeri. Unë do ta dua gjithmonë atë person, por kemi nevoja dhe perspektiva të ndryshme”, ka vazhduar më tej Chris.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit