Transmetuar më 06-05-2013, 22:06

Deputeti aktual i Partisë Socialiste, Arben Malaj, konfirmoi para pak çastesh, se emri i tij është hequr nga listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

“Unë u njoftova se jam hequr nga lista e kandidimit në Vlorë. Unë mendoj se nuk duhet të tërhiqem nga detyrimi që kam për t’i shërbyer vendit tim, ndaj nuk përjashtoj mundësinë e kandidimit si i pavarur ose ndonjë mundësi tjetër”, – deklaroi z.Malaj në një dalje për mediat tek selia e PS nga ku më pas u largua ndërsa dallohej një zemërim dhe nota irritimi të z.Malaj ndaj Edi Ramës.

Në këtë mënyrë po instalohet neodiktatura komuniste, – vlerësoi z.Malaj duke thënë edhe se me këto veprime, z.Rama po ndal largimin e Berishës nga pushteti. a.b/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit