

Kurbin, NOA.al Update – Ngjarje e rëndë në fshatin Fushë Kuqe në rrethin e Kurbinit, dy persona qëllohen me armë zjarri dhe u merret jeta nga një person i tretë që policia pasi e identifikoi e ka vënë në pranga.
Luigj Vuka rreth 50 vjeç dhe Dedë Vuka, rreth 30 vjeçar, kushërinj mes tyre, banorë të fshatit Gore në komunën e Fushë Kuqes, rrethi Kurbin, janë viktimat e kësaj vrasjeje të dyfishtë, i thanë agjencisë noa.al burime policore që shkuan në vendin e ngjarjes.
Kurse autor i dyshuar i vrasjes është Ndue Gjini, rreth 70 vjeçar, banor i fshatit Gore në komunën e Fushë Kuqes, rrethi Kurbin. Gjini ka qëlluar me automatik tip Kallashnikov në drejtim të dy kusërinjve Vuka.
Autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendi i vrasjes dhe policia pasi bëri një orë përpjekje për ta shtënë në dorë arriti ta prangosë. Një numër postblloqesh u ngritën për lokalizimin e të dyshuarit dhe jo larg vendngjarjes ai u arrestua pa rezistencë.
Paraprakisht motive e pronësisë dhe konfliktit për këtë çështje shihen si pistë kryesore e këtij krimi. /a.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





