Transmetuar më 06-05-2013, 19:40

Michael Buble do të bëhet së shpejti baba dhe është çmendurisht i dashuruar pas së shoqes Luisana Lopilato.

Ashtu si të gjithë meshkujt ka disa pasiguri, por di se ku të përqendrohet kur bëhet fjalë për pikën e tij më të fortë.

Për “The Sun” ai ka thënë, “Kam veshë të mëdhenj, një hundë të çuditshme, dyfishin e mendjes, nuk kam muskuj dhe kam këmbët si të pulës. Por cila pjesë e imja është më e mira. Nuk kam një imagjinatë perfekte, por kam një organ gjenital perfekt”, shprehet Buble citon noa.al.

Më tej ai shton se kur jeta shkon mirë, nuk duhet bërë asgjë tjetër përveçse duhet vlerësuar. Ai shton se dikur ka qenë një idiot profesionist, i pasigurtë dhe i paaftë për të jetuar momentin.

Ndër të tjera ai shprehet, “Kur realizimi im i fundit përfundoi, u detyrova të bëja disa pyetje. Disa persona e dinë që duan të ndryshojnë e disa të tjerë jo. Unë mendova se nëse nuk do ndryshoja do përfundoja i vetëm me thonjtë e gjatë”.

Duket se gjithë ky reflektim i ka sjellë fryte të mira këngëtarit, i cili tashmë është një njeri i ekuilibruar dhe me një karrierë të plotësuar.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit