

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
E Martë, 7 Maj 2013
Yjet ju duan. Ndërsa Hëna në shenjën tuaj, paraqitet në një pozicion mjaft të mirë me Jupiterin, duke ju injektuar shumë ndjeshmëri, ndjenjë të lartë komunikimi, tërheqje ndaj të tjerëve, si edhe optimizëm apo një dëshirë madhe për të jetuar. Duhet të qëndroni sa më shumë me të tjerët, të udhëtoni, si edhe të arrini të shprehni thellësinë e shpirtit tuaj. Përgatituni për t’i përqendruar sa më mirë objektivat tuaja. Edhe pse jeni i detyruar nga shumë impenjime pune, duhet që të mos t’i shkëpusni kontaktet me botën e jashtme. Një surprizë është në mbërritje e sipër.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë me shanse të mira për punën dhe financat tuaja. Për ta ndjekur sa më mirë këtë muaj, yjet ju japin një këshillë. Mos u jepni shumë pas pamjes suaj të jashtme dhe aspektit të jashtëm të personave. Sepse kështu rrezikoni që të distancoheni shumë nga objektivi, i cili nuk është aspak i lehtë për t’u arritur. Mirëkuptimi optimal mes Mërkurit dhe Plutonit, ju mbars me një inteligjencë të gjallë, sikundër, edhe ju dhuron aftësinë për t’u shoqërizuar në një mënyrë sa më krijuese dhe konstruktive. Ide sensacionale, përfitoni sa më shumë prej tyre.
Miqësitë e mira, sjellin gjithmonë fat. Një gjë të tillë e konfirmojnë sot Hëna dhe Jupiteri, të cilët shfaqen në një pozicion mjaft të favorshëm. Nëse jeni në kërkim të ndonjë miku, do të jetë e mundur që nga një njohje e thjeshtë, të kalohet në diçka më të thellë. Kujdes, se do të keni acarime prej partnerit tuaj të përhershëm. Duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë gjërat që i keni ëndërruar prej kohësh. Ndërsa suksesi për arritjen e tyre, është i garantuar nga yjet.
Për të lindurit e kësaj shenje, parashikohet që gjatë këtyre ditëve, të arrijnë kënaqësi dhe sadisfaksione të larta në fushën e tyre sociale, atë të lidhjeve, si edhe në aspektin intelektual. Do të përballen gjithashtu edhe me një lehtësi më të madhe në krijimin e kontakteve. Si edhe të provojnë interesa më të mëdha, në zbatimin e atyre projekteve që u stimulojnë intelektin dhe krijimtarinë e tyre. Duke patur gjithashtu, rezultate pozitive edhe në aspektin e punës, apo atë të shkollës. Hapa para, edhe në sektorin e karrierës.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë pozitive në të gjithë sektorët e jetës. Parashikime mjaft të mira sidomos në aspektin e punës, dhe atë të jetës studimore. Do të dini të përfitoni mjaft mirë nga goditjet e fatit, prej të cilave nuk do të jeni aspak të përjashtuar. Udhëtimet që janë të lidhura me punën tuaj, do të jenë një burim mjaft i mirë për të shtuar dijet tuaja, si edhe kënaqësitë e jetës suaj në çift. Thellësi ndjenjash dhe kënaqësish erotike, për atë që e ka zemrën të lirë, të përfshihet në histori dashurore.
Dita e sotme ju fal mjaft yje dashamirës dhe miqësorë në shenjën tuaj, të gatshëm për t’ju premtuar një auto-promovim të shkëlqyer në fushën publike, por edhe atë profesionale. Sidomos për ata të lindur të kësaj shenje, të cilët punojnë në sektorin publik. Parashikime pozitive për bashkëpunimet, jetën në shoqëri, si edhe rrjedhën e jetës së përditshme. Potencial i madh energjish, sepse ky është pikërisht momenti për të treguar se jeni i pazëvendësueshëm. Yjet ju sugjerojnë thellësi ndjenjash.
Për të lindurit e kësaj shenje, nevoja e vazhdueshme e partnerit për të marrë prej partnerit tuaja she nja të dashurisë së jush, mund t’ju kthejë në fakt, në një person egoist. Dhe t’ju shtyjë drejt një tërheqje të vëmendjes vetëm tek vetja juaj. Reflekto dhe reagoni siç duhet pas një fakti të tillë. Do të arrini që të gjeni zgjidhjen e duhur. Do të tërhiqeni veçanërisht nga një shenjë: Dashi.
Hëna në shtëpinë tuaj të shëndetit, ju ndihmon për të bërë një këndvështrim të situatës sa i përket formës suaj psiko-fizike. Nëse e ndjeni të nevojshme, duhet që t’i nënshtroheni një kontrolli mjekësor, në mënyrë që të parandaloni ndonjë sëmundje të mundshme. Marsi paraqitet mjaft i shpejtë në shenjën tuaj, duke ju dhënë më shumë fat të pafatëve, si edhe duke ushtruar një kujdes më të veçantë për personat e pambrojtur. Ndër të tjera, është me vend që të adoptoni një shëndet mjaft të ekuilibruar, i garantuar nga norma të larta higjenike. Mos e ndryshoni aspak imazhin tuaj, nisur nga ndryshimet momentale të modës.
Moment i shoqërizimeve të mëdha. Do t’i ndiqni ngjarjet, deri në kufijtë e rrezikut të tyre, duke garantuar sukses në parashikimet tuaja. Lind një ndjenjë mirëkuptimi me një person i cili është veçanërisht i pasur. Ndërsa interesat e punës suaj, do të paraqiten me një tërheqje të veçantë. Mbajeni trupin tuaj në formë. Do të jetë kokteili tuaj ideal për ta stimuluar më tej temperamentin tuaj.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj paraqitet i tillë, që me një Hënë dashamirëse, nuk do të krijojë aspak shqetësime në ditën tuaj. Kjo edhe falë mbështetjes që do t’ju japë Mërkuri, por edhe yjet e tjera në të njëjtën kohë. Mendja juaj ka për të qenë veçanërisht e ndriçuar, kureshtare dhe disponibile ndaj risive. Por në cilat fusha? Pak në të gjitha. Suksese speciale, sidomos në lidhje me aktivitete të cilat kërkojnë zhdërvjelltësi dhe që ju vendosin në një kontakt të drejtpërdrejtë me mjetet e komunikimit. Të favorizuara deklaratat e dashurisë.
Yjet miqësore në shenjën tuaj, do t’ju ndihmojnë sot për të kaluar një ditë mjaft të këndshme, si edhe me mjaft të reja në fushën afektive. Raportet miqësore, renditen në plan të parë. Nuk të mungon aspak dëshira për të patur kontakte të mira me miqtë tuaj, si edhe ata të cilët nuk ju duken shumë të përshtatshëm për rrethin tuaj. Suksese në shoqëri dhe afrime me fat.
Intuita luan sot në anën tuaj dhe në favorin tuaj. Lëvizjet e duhura që do të kryeni, pasurojnë më tej trashëgiminë tuaj, si edhe bagazhin tuaj personal. Suksese në dukje, në të gjithë sektorët e jetës. Nëse studioni, bëjini vetes disa pyetje. Rezultati nuk ka për të qenë veçse pozitiv. Me vendosmërinë që ju karakterizon, do të dini që të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Mbështetje e mirë edhe për ata që duan të shprehin dashurinë e tyre. Deklarojeni pra atë.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI 2013
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





