

Miley Cyrus, aktore dhe këngëtare amerikane paralajmëron në Twitter se është kurorëzuar nga revista “Maxim” si femra më seksi në botë.
Ish-ylli i Hanna Montana ka parakaluar kështu në lajmërim edhe vetë revistën e cila nuk e ka komunikuar ende klasifikimin vjetor.
Për Miley kjo renditje është e rëndësishme pasi vitin e kaluar u rendit e 68-a, ndërsa listën e kryesonte supermodelja Bar Reffaeli.
Edhe pse shquhet për pamjen e saj natyrale, së fundmi 20 vjeçarja ka bërë një prerje të flokëve disi agresive.
Sakaq në klasifikimet vjetore të revistave “People” kurorëzoi si femrën më të bukur në botë aktoren Gwyneth Paltrow, ndërsa revista “FHM” shpalli femrën më të bukur në botë aktoren Mila Kunis.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





