

Christian de Duve 95 vjeç, shkencëtar i njohur belg, i vlerësuar me çmimin Nobel për mjekësinë në vitin 1974 vendosi të përshpejtojë vdekjen e tij nëpërmjet eutanazisë.
Në Belgjikë siç raporton noa.al, eutanazia lejohet qysh prej vitit 2002, por duke respektuar disa kritere të përcaktuara qartë në ligj.
“Do të ishte ekzagjerim po të thoja se nuk kam frikë nga vdekja, por nuk kam frikë nga ajo që do të vijë më pas sepse nuk jam besimtar. Kur të zhdukem, do jem i zhdukur, nuk do të ketë asgjë tjetër. Ajo që duhet të parashikoj tani është vdekja ime, dhe atë po bëj”, u shpreh De Duve në një intervistë të tij për “Le Soir” afro një muaj më parë.
Vendimi i tij për të zgjedhur vdekjen nëpërmjet eutanazisë, vjen pas rrëzimit që pësoi në shtëpi, ku pësoi dëmtime të shumta.
Por pas aprovimit të kërkesës për eutanazi ai priti që të vinte i biri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të vdekur i rrethuar nga dashuria familjare.
“Na la të qetë, duke refuzuar të merrte qetësues për dhimbjen, para injeksionit fatal”, deklaroi e bija Francoise.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





